INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Avengers: Endgame' rikthehet në kinema me skena të reja!

'Avengers: Endgame' rikthehet në kinema me skena të reja!

Publikuar më: 10:13 20-06-2019

“Avengers: Endgame” ka ende shanse për ta mundur “Avatar”, të James Cameron. Filmit të vëllezërve Russo i duhen edhe 45 milionë dollarë për të rrëzuar nga froni mbretin e arkëtimeve botërore.

“Endgame” do të rikthehet në kinema fundjavën e ardhshme, për momentin vetëm në ato amerikane, me një projektim të dytë. Lajmi u konfirmua nga presidenti i “Marvel”, Kevin Feige, gjatë “Comicbook”, në Londër.

Filmi do të ketë skena të reja, të paprojektuara më parë, gjë që do ta zgjasë akoma më shumë minutazhin prej 3 orësh dhe ndoshta mund ta bëjë filmin më të gjatë të bazuar në një të animuar.

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332