INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat me eksploziv në Krujë [FOTO]

Atentat me eksploziv në Krujë [FOTO]

Publikuar më: 13:11 19-09-2016

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krujë. Në makinën e Gentjan Betja është vendosur lëndë eksplozive dhe për pasojë mjeti ka shpërthyer në lëvizje, por për fat të mirë vetëm është dëmtuar këmba e 35 vjeçarit. Mësohet se Gentjan Betja rezulton të jetë person me preçedentë penalë. Emri i Gentjanit është përmendur në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamja në shkurt të vitit 2013, ai ka qënë si i dyshuar së bashku me Enver Stafukën për vjedhjen e makinës që u përdor për vrasjen e komisarit. Po më pas Betja u shpall i pafajshëm për mungesë provash. Ndërsa Stafuka rezulton i zhdukur që prej një viti e gjysëm më parë.
Blutë saktësojnë se 35 vjeçari Betja aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031890869140625