INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat me armë zjarri në Elbasan, policia jep detajet

Atentat me armë zjarri në Elbasan, policia jep detajet

Publikuar më: 21:53 07-02-2018

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Fushë Mbret” ku një person është plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40, dhe burime zyrtare nga policia bënë me dije se ndaj Raif Çaushllarit është qëlluar me pistoletë.

Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja. Bëhet e ditur se janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.

Informacioni paraprak:
Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete nga persona ende të paidentifikuar shtetasi R. Ç rreth 23 vjeç, pronar i nje motoservisi.
Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.
Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.

Article Logic
Execution time: 0.003760814666748