INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asgjë më shume se një jetë FAKE!

Asgjë më shume se një jetë FAKE!

Publikuar më: 19:08 08-02-2019

Kur ka qenë momenti i fundit që keni qeshur me të madhe, por pa pasur si temë memet e rrjeteve sociale? Kur ka qenë momenti i fundit që keni bërë qejf me të vërtetë pa u shqetesuar se kush do e kapi foton apo videon e duhur për story-n e radhës?

Tani thjesht imagjino sikur kjo jetë është vetmja mundësi e artë për të qenë i lumtur dhe ne e shpërdorojmë atë pa asnjë dobi.

Rreth 2 ose 3 orë në ditë i shpenzojmë të ulur diku me një smartphone në duar duke kontrolluar jetën e dikujt në Instagram, që nëse mendohemi thellë, nuk na intereson aspak. Më pas takohemi me shoqerinë në kafe, shkollë, rrugë dhe ky është momenti kur shpenzojmë disa orë të tjera duke ndarë "infot më të reja rreth VIP-it më të njohur". Oreët e mbetura i zhpenzojme sërish të palumtur në punë a në shkollë, të cilat i shtyjmë vetëm me mendimin se në fund të muajit vjen pagesa apo në fund të vitit marrim diplomën. Kjo është jeta jonë: bardhë dhe zi, pa ngjyrën e verdhë të buzëqeshjeve të vërteta,pa blunë e argëtimit si dhe pa ngjyrën e kuqe të dashurisë së pakufizuar që ne e kompesojmë me emojit dhe filtrat e pafund që i përdorim për fotot tona në Instagram, Facebook, Snapchat etj.
Tani imagjino sikur vetëm një orë të jetës sonë do ta shpenzonim në teatër, duke luajtur si fëmijë ne lisharës ose thjesht duke kënduar në karaoke me shoqërinë (pa u bërë pjesë e jetës sonë fake në social medias).

A nuk do të na jepte kjo lumturi?

Ndoshta lumturia e momentit dhe ëndrra më e bukur për gjithë njerëzit kudo në botë është kur arrin 1 milion folloëers, por duke pritur shoqerinë e 1 milion e njerëzve të panjohur ata kane humbur 1 milion momente të bukura e të lumtura me shoqërinë e tyre të vërtetë.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0077250003814697
    array(1) { ["section"]=> string(37) "asgje-me-shume-se-nje-jete-fake-86509" }