INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asambleja e PS-së, Rama: Një hata e madhe ne s’kemi një…

Asambleja e PS-së, Rama: Një hata e madhe ne s’kemi një…

Publikuar më: 11:36 28-04-2018

‘S'kemi opozitë. Ajo që kemi është një kërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë por e bën shumë më të vështirë.Një opozitë që nuk të sfidon në inteleket por fizikisht është një hata e madhe sa i takon nevojës që ka cdo qeveri në botë të jetë e sfiduar në intelekt. Një opozitë që ka vizion të vetin shpifjen, dhe program të vetin sharjen është një opozitë e frikshme për fuqinë tonë për tu motivuar dhe për të bërë më të mirën. Sfida kryesore që ne kemi është të jemi në lartësinë e duhur sa i takon motivimit dhe aftësisë për të lexuar si duhet realitetin e njerëzve dhe fuqisë për të bërë maksimumin tonë të mundshëm.

E kemi të nevojshme të hyjmë në një fushatë të mirëfilltë, me angazhimin maksimal që nga niveli i kryesisë së partisë, qeverisë, asamblesë komëbtare dhe i të gjithë niveleve të dyta për të shkuar qark më qark bashki më bashki e fshat më fshat për të folur për çka njerëzit presin prej nesh sot dhe për të dëgjuar me shumë vëmendje që të kuptojmë atë që është më e rëndësishmja në këto kushte’ në këtë mënyrë e hapi kryeministri fjalën e tij gjatë zhvillimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Rama sulmoi opozitën si grupe të çorodituar që nuk përfaqësojnë popullin.

Sikurse edhe Balla në hapje të Asamblesë Kryeministri foli edhe për fushatën për të komunikuar në çdo bashki e fshat dhe fushatën e llogaridhenies për qytetaret.

Article Logic
Execution time: 0.0024280548095703