INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As Xhaka, as Shaqiri! Era Istrefi zbulon lojtarin e saj të preferuar: Shpresoj që...[FOTO]

As Xhaka, as Shaqiri! Era Istrefi zbulon lojtarin e saj të preferuar: Shpresoj që...[FOTO]

Publikuar më: 22:41 27-06-2018

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka ndjekur ndeshjen e sotme të Zvicrës me Kosta Rikën në Tiranë pranë presidentit Ilir Meta. Së bashku me ta ishte edhe Nora Istrefi me bashkëshortin Robert Berisha, por edhe kampioni i madh i boksit, Gjetan Keta e shumë personalitete të tjerë.

Pas përfundimit të ndeshjes, në një prononcim për Report Tv, Istrefi ka thënë se ndihet krenare për shqiptarët e tjerë që janë pjesë e kampionatit botëror. Era ka treguar se lojtari i preferuar në këtë botëror është Lionel Messi. Ajo ka siguruar të gjithë fansat shqiptarë se do të jetë pjesëmarrëse në ceremoninë mbyllëse të kampionatit botëror.

“S’keni pse u mërzit se në finale kam me performu. Emocion i veçantë edhe ndihem shumë krenare. Ndihem shumë shumë mirë për sukseset e shqitparëve të tjerë. Shpresoj që Messi të jetë mbreti i botës.”, tha Era.

stira.png

Article Logic
Execution time: 0.0030739307403564