INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As Kendall, as Bella, as Gigi! Nuk do ta besoni kush mori titullin ''Modelja e Vitit''! [FOTO]

As Kendall, as Bella, as Gigi! Nuk do ta besoni kush mori titullin ''Modelja e Vitit''! [FOTO]

Publikuar më: 20:41 11-12-2018

Mbrëmjen e së hënës në Londër, u mbajt ceremonia e “Fashion Awards 2018” në të cilën u kurorëzua si “Modelja e Vitit” Kaia Gerber, vajza e supermodeles Cindy Crawford.

Kaia arriti që në moshën 17 vjeçare të hyjë në histori si modelja më e re që mban këtë çmim, të cilin e kanë marrë më parë Kate Moss, Lily Cole, Jourdan Dunn dhe Cara Delevigne.

17 vjeçarja ka treguar talentin e saj në fushën e pasarelës duke lënë pas edhe disa nga emrat më të famshëm në botën e modelingut, si Kendall Jenner, Bella Hadid, Winnie Harlow, etj.

Ajo e nisi këtë profesion vetëm një vit më parë, ku u bë pjesë e sfilatës së “Calvin Klein” në New York. Gjatë momentit kur Rita Ora i dorëzoi çmimin Cindyt, ajo ishte e rrethuar nga familjarët, mamaja Cindy Crawford, babai Rande Gerber dhe vëllai i saj i madh, Presley Gerber.

ffffe.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003972053527832