INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artistët më të njohur të 2018 deri tani. Kurorën e vendit të parë e merr…

Artistët më të njohur të 2018 deri tani. Kurorën e vendit të parë e merr…

Publikuar më: 14:15 09-07-2018

Përgëzime, ju keni marrë tashmë hapin e parë drejt të qenit përpara ‘turmës’ këtë vit kur bëhet fjalë për muzikë të re. 

Nëse doni të dini këngët më të mira të vitit 2018 para listave të fundvitit (ose para se të gjithë miqtë tuaj t'i dëgjojnë ato), atëherë keni ardhur në vendin e duhur.

Sipas një vlerësimi dhe mbledhjesh të dhënash nga Nielsen, një ndër kompanitë më të mëdha të mbledhjes së të dhënave, duke vlerësuar albumet më të shitura për gjysmën e pare të vitit, është bërë një renditje e artistëve më popullorë e të suksesshëm për 2018, deri tani.

Në vendin e dhjetë është Taylor Swift me 280,000 kopje të shitura të albumit të saj deri tani. Më pas lista vijon me emrat e artistëve si Eminem, The Weeknd, Kendrick Lamar, Ed Sheeran dhe J.cole.

Reperi XXXTentacion i cili ndërroi jetë, renditet në vendin e katërt me 285 mijë kopje të shitura të albumit të tij. Në vend të tretë renditen Migos dhe në vend të dytë e të parë qëndrojnë artistët Drake dhe Post Malone.

Dy reperët kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit duke kryesuar dhe klasifikimet muzikore deri më tani.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178