INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artistët hedhin Kushtetutën në plehra, opozitën e kërkojnë në seancë

Artistët hedhin Kushtetutën në plehra, opozitën e kërkojnë në seancë

Publikuar më: 11:30 20-09-2018

Një protestë ndryshe larg ngjyrimeve politike është mbajtur sot për mbrojtjen e Teatrit duke i kërkuar qeverisë të mos e votojë ligjin, ndërsa opozitës i ka kërkuar të jetë prezente në Kuvend dhe jo të vijonte seancën në Vlorë. Në shenjë simbolike ata kanë hedhur Kushtetutën në plehra për të treguar se shteti ka rënë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm i janë bashkuar sot protestës përpara Kuvendit, kundër ligjit për Teatrin duke shënuar protestën më masive për mos shembjen e kësaj godine. Robert Budina përpara protestuesve, i bëri thirrje qytetarëve që të mos flenë, por të zgjohen dhe të protestojnë. Ndërsa aktivisti Sazan Guri, u shpreh se nuk duan që të përplasen fizikisht tek Teatri kur të shkonin fadromat, por të votonin pro dekretit të Presidentit. Votimi i ligjit i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila po kundërshtohet nga artistët dhe qytetarët. Asnjë nga shkeljet e ngritura në dekretin e Presidentit nuk është marrë në konsideratë edhe pse dekreti, çuditërisht, është miratuar nga shumica socialiste në Komisioin e Veprimtarive Prodhuese.

Article Logic
Execution time: 0.0032899379730225