INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arti në zi! Komediani i njohur ndërron jetë në skenë gjatë shfaqjes

Arti në zi! Komediani i njohur ndërron jetë në skenë gjatë shfaqjes

Publikuar më: 16:02 15-04-2019

Komediani i njohur Ian Cognito ka ndërruar jetë në skenë gjatë kohës që ka qenë duke performuar. 60-vjeçari u ul në një stol duke marrë frymë me vështirësi, para se të ndërronte jetë gjatë shfaqjes.

Një prej anëtarëve stafit të teatrit tha se publiku në Bicester mendoi që ishte shaka dhe njerëzit vazhduan të qeshnin. Por pas disa minutash kur nuk po lëvizte më, stafi u shqetësua dhe thirri ambulancën.

Sipas organizatorëve, Cognito nuk ishte ndjerë mirë që pëpara fillimit të shfaqjes, por kishte këmbëngulur që të dilte në skenë. Ai madje bëri shaka me këtë gjë, duke i thënë publikut “imagjinoni sikur të vdisja para jush sot”.

srnmtgm.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105