INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Arti i rrugës ndryshon Jordaninë. Artistët e grafitit frymëzojnë edhe fëmijët [VIDEO]

Publikuar më: 15:12 24-05-2017

Arti i rrugës ose ndryshe “art street” është një fenomen i ri për Jordaninë. Aljazeera i ka kushtuar një artikull njërit prej artistëve të grafitit, qe pikturon në rrugët dhe ndërtesat e Amanit, kryeqytetit të Jordanisë. Grafisti me emrin Attar se ka si qëllim që ti japë shkëlqim këtij qyteti si dhe të ndihmojë njerëzit për të menduar jashtë realitetit ku ndodhen. Në një vend si Jordania ku më shumë se 60 për qind e popullsisë është nën moshën 30 vjeç dhe normat e papunësisë në mesin e të rinjve janë dy herë më të larta në shkallë kombëtare, Attar gjeti rrugën e tij. I rritur në një lagje të vështirë në lindje të Amanit si djali i madh i prindërve që ishin refugjatë palestinezë, ai tregon se ky art e largoi nga jeta e një adoleshenti problematik, duke e mbajtur jashtë telasheve. Puna e tij e parë në përmasa të mëdha është ajo e një dreri gjometrik 23-meter të lartë , pikturuar në një ndërtesë të vjetër. Me fluksin e fundit të refugjatëve sirianë në Jordani, djaloshi gjithashtu ka filluar të ndërtojë grupeve punëtorësh me fëmijët sirianë.

Article Logic
Execution time: 0.0029981136322021