INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyeja e vërtetë përse Kylie Jenner hoqi dorë nga fryrja e buzëve

Arsyeja e vërtetë përse Kylie Jenner hoqi dorë nga fryrja e buzëve

Publikuar më: 14:01 10-07-2018

Pas katër vitesh, Kylie Jenner i ka thënë lamtumirë fryrjes së buzëve duke i shokuar të gjithë.

Edhe pse mendja në fillim na shkoi se ajo mund të kishte ndaluar së fryri buzët për një look më natyral. Në fakt nuk është tamam kështu.

Arsyeja e vërtetë pas këtij ndryshimi është vajza e saj dhe i dashuri, Travis Scott.

Nëse jeni adhurues të Kylie, duhet ta dini se buzët kanë qenë pjesë ikonike e imazhit të saj, por qëkur u bë mama Kylie ka vendosur të heqi dorë prej fryrjes së buzëve.

Një nga ndryshimet më të mëdha ka qenë vetëbesimi i saj, i cili është rritur shumë pas ardhjes në jetë të vajzës së saj Stormy.

Gjithashtu i dashuri i saj, Travis Scott ka ndikuar shumë. Ai vazhdimisht i thotë asaj sa e bukur duket natyrale dhe pa make up. Kjo ka ndikuar shumë tek ylli i televizionit, duke e bërë atë të ndihet më mirë me veten e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0033519268035889