INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Arsimi parauniversitar përplas Vokshin me Nikollën, akuza të rënda...[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 10:32 17-07-2018

Komisioni i Edukimit ka nisur me debate. Fillimisht Kryetarja e Komisonit, Albana Vokshi lëshoi disa akuza për Ministren e Arsimit në lidhje me problemet me dëftesat e 450 mijë nxënësve të klasve të 9-ta, që nuk i kanë marrë dot për shkak të gabimeve gjatë printimit të tyre. Ajo akuzoi se tenderat janë abuzues dhe është anashkaluar përgjegjësia. Po Nikolla i tha të bëjë kujdes, pasi po flet pa etikë. Më tej Vokshi e quajti mashtruese dhe Nikolla i tha se për të gjitha akuzat e opozitës ka ngritur padi në Prokurori. “Duhet të ndjehesh e turpëruar”, tha Vokshi. Nikolla ju përgjigj: “Për turpin tuaj nuk ndihem e turpëruar.”
Me tej deputeti i djathtë Boçi i tha se denocimi për dëftesat është bërë nga ai dhe për këtë po pret, që të përballet në Prokurori dhe se është gati.

Në debat u përfshinë dhe deputetë të tjerë. Deputeti i PS, Musa Ulqini i tërhoqi vëmendje Vokshit, që po anashkalon rregulloren dhe po e shkel atë, pasi në komision janë mbledhur për disa ndryshime në ligjin e arsimit parauniversitar dhe vetëm për ato s’po flitet. Pothuasje e gjithë mbledhja s'ka qënë aspak e qetë, po Nikolla mundi të prezantojë disa ndryshime që do pësojë Ligji i Arsimit Parauniversitar dhe një nga pikat lidhet me punësimin e mësuesve. Sipas Ministres Nikolla “Portali Mësues për Shqipërinë” nuk do jetë më udhëzim po do ngrihet në nivel ligji. Gjithashtu në Këshillin e Arsimit do të ketë dhe një përfaqësues nga pala e prindërve e një nga Ministria e Diasporës. Po kështu dhe donacionet, që i dhurohen shkollës të deklarohen dhe të mirëmenaxhohen në interes të nxënësve. Një tjetër propozim do jetë dhe monitorimi për cilësinë e nxënësve të klasës së pestë përmes një testimi kombëtar. 

lindok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049