INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsimi i shtrenjtë apo jemi të varfër? Shpenzojmë më shumë se çdo vend në Europë

Arsimi i shtrenjtë apo jemi të varfër? Shpenzojmë më shumë se çdo vend në Europë

Publikuar më: 10:50 03-11-2017

Prindrit shqiptarë shpenzojnë shumë për arsimin e fëmijëve në raport me totalin e konsumit. Madje shumë më shumë se shtetet e tjera të Europës. INSTAT, në raportin e fundit për matjen e nivelit të jetesës analizon se shpenzimet për arsim arritën në një nivel rekord, prej 4.4% të totalit të konsumit, nga 1.7% që ishte një dekadë më parë. Mesatarja e shpenzimeve për arsim e Bashkimit Europian është 2.1%. E veç Shqipërisë të gjitha vendet e rajonit shpenzojnë shumë më pak dhe se mestarja europiane. Përkatësisht, Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%. 

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i nxënësve dhe studentëve të regjistruar në arsim në Shqipëri është 596 mijë, nga të cilët 146 mijë ndjekin arsimin e lartë dhe 17% e tyre ndjekin universtitete private. Vitet e fundit tarifat për uniniversite janë 2 deri 10 fishuar ndaj dhe kjo është një faktor që bën që familjeve shqiptare tu zbrazen xhepat. Po dhe rrogat e tyre janë të ulta në raport me shpenzimet.
Tarifat vjetore për ciklin e parë 3 vjeçar janë nga 25 mijë deri në 40 mijë lekë. Po për nivelin e studimeve master, ato janë disa herë më të shtrenjat nga 72 mijë në 300 mijë lekë. Ndërsa tek ato private, viti shkollor kushton nga 1500 euro në 3500 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0031819343566895