INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet “Tafa”, shiste heroinë dhe kokainë pranë gjimnazeve të Tiranës

Arrestohet “Tafa”, shiste heroinë dhe kokainë pranë gjimnazeve të Tiranës

Publikuar më: 18:44 21-03-2019

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi i është gjetur lëndë narkotike, e llojit heroinë. Operacioni i koduar “Mapo”, ka çuar pas hekurave shtetasin me iniciale E. T., i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kishte siguruar informacione në rrugë operative, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, se shtetasi E. T., me pseudonimin “TAFA”, në bashkëpunim me persona të tjerë tregtonin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë”, njoftojnë Blutë e kryeqytetit.

Mësohet se grupi i “Tafës” shiste lëndën narkotike në zonat e Kombinatit, Yzberishtit, Unazës së Re, Tiranës së Re, si dhe në afërsi të disa shkollave të mesme në Tiranë.

“Gjatë mesditës së sotme, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E. T., në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, në një rrethrrotullim, pranë një qendre tregtare, i cili qarkullonte me një automjet. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 55 gramë lëndë të dyshuar Heroinë”, sqaron policia.

Operacioni vijon për evidentimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553