INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet reperi i njohur ndërkombëtar! Kapet me hashash dhe armë në banesën e tij...

Arrestohet reperi i njohur ndërkombëtar! Kapet me hashash dhe armë në banesën e tij...

Publikuar më: 19:55 22-01-2019

Reperi nga Philadelphia PnB Rock nuk e ka nisur dhe aq mirë vitin.

27 vjeçari është arrestuar në Pensilvani me akuza për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Policia ka vazhduar më tej duke shtuar faktin se ai është i akuzuar për posedimin e narkotikëve, konspiracione kriminale si dhe për një numër sulmesh të paspecifikuara ndaj njerëzve.

Për reperin një investigim ka filluar që në Nëntor të 2018 kur fqinjët ankoheshin për zhurmën e lartë dhe erën e rëndë të hashashit që vinte nga shtëpia e tij.

Policia bastisi shtëpinë e tij duke gjetur 33,000 mijë dollarë, një armë të vjedhur si dhe hashash të paketuar që mendohej se do transportohej tek të tjerët.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036427974700928