INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet pedagogu shqiptar për lidhje me ISIS, policia shqiptare jep detajet

Arrestohet pedagogu shqiptar për lidhje me ISIS, policia shqiptare jep detajet

Publikuar më: 19:57 08-10-2017

Policia e Shtetit ka konfirmuar se një nga 8 të arrestuarit në Malajzi për terrorizëm është shtetas shqiptar. Sipas policisë i arrestuari nga autoritetet e Malajzisë është Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne atë shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta. Policia shqiptare thotë në njoftim se po punon dhe bashkëpunon me homologët e Malajzisë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit konfirmon se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta.
Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkembyer të dhëna.

Article Logic
Execution time: 0.0022671222686768