INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet në Tiranë, 25-vjeçari i akuzuar për vjedhjen e 350 milionë dollarëve

Arrestohet në Tiranë, 25-vjeçari i akuzuar për vjedhjen e 350 milionë dollarëve

Publikuar më: 13:10 13-02-2018

Një i ri shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara nën akuzë për krime kibernetike është arrestuar në Tiranë. Policia shqiptare njoftoi arrestimin e shtetasit Aldo Ymeraj, 25 vjeç lindur dhe banues ne Fier, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SHBA në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër krimit kibernetikë. I riu dyshohet të jetë pjesë e rrjetit të quajtur “Infraud”, i cili shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në internet. Veprimtaria e tyre u ka shkaktuar konsumatorëve amerikan një humbje prej 530 milionë dollarësh. Sipas njoftimit të policisë, Ymeraj u arrestua gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Tiranë, nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me DVP Fier dhe Prokurorinë e Përgjithshme. NdajYmerajt, ka një urdhër arresti nga SHBA, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, si pjesëtar i organizatës kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh. Nga 36 personat ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi. Grupi i quajtur Infraud, ishte krijuar në vitin 2010 nga S.B, një 34 vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541