INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen durrsakët për kontabandë ilaçesh dhe naftë

Arrestohen durrsakët për kontabandë ilaçesh dhe naftë

Publikuar më: 10:26 19-05-2017

Policia e Durrësit në operacionet “Farmacia” dhe ”Gomisti” ka mundur të zbulojë naftë dhe medikamente kontrabandë. Malli është sekuestruar dhe janë arrestuar dy kontrabandistët.
Në prangat e bluve kanë rënë Gazmir Mato, 45 vjeç, banues në Durrës dhe Indrit Tafa 46 vjeç, po nga Durrësi.
Matos në ambjentet e faramcisë i’u gjetën dhe sekuestruan 99 lloje medikamentesh me një vlerë 400 mijë lekë, të cilat nuk kishin pullat fiskale të Agjencisë Kombëtare të Barnave.
Ndërsa në lagjen Nr.3, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku I.Tafa punonte si gomist, i’u gjetën dhe sekuestruan, 220 litra naftë e pa markuar në masën 90%, e cila është kontrabandë.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602