INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen shqiptarët që grabiten shtëpinë e futbollistit të njohur

Arrestohen shqiptarët që grabiten shtëpinë e futbollistit të njohur

Publikuar më: 15:37 28-01-2018

Policia spanjolle ka arrestuar një bandë me 5 persona të cilët ishin kthyer në makthin e madrilenëve. Ndalimi i tyre u bë dy ditë më parë me akuzën e ushtrimit të aktivitetit kriminal. Bëhet fjalë për 5 persona me origjinë shqiptare nga mosha 21 deri në 47 vjeç, të cilët akuzohet se grabitnin vilat kur në to nuk kishte banorë. Një ndër banesat e grabitura ka qenë edhe vila e futbollistit të Atletico-s. Në tre muajt e fundit ata kanë grabitur me shumë 200 vila. Kohë më parë mediat kishin raportuar se shtëpia e kapitenit të Atletico Madrid, Gabi fernandez, ishte grabitur nga disa persona të paidentifikuar të cilët kishin marrë një orë, veshje dhe një xhaketë me vlerë 10.000 euro. Identiteti i personave nuk bëhet i ditur, por ata janë vënë në pranga pak para se të vinin në zbatim planin për t’u kthyer në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0018160343170166