INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i biznesmenit me 863 mijë euro dhe 2 patentat e Tahirit, Xhafaj deklaratë të fortë në Komision

Arrestimi i biznesmenit me 863 mijë euro dhe 2 patentat e Tahirit, Xhafaj deklaratë të fortë në Komision

Publikuar më: 12:21 08-11-2017


Rreth një javë pas ndalimit të biznesmenit Orest Sota në Elbasan, Ministri i Brendhsëm Fatmir Xhafa pas shqetësimit të ngritur nga opozita ka lajmëruar se ka nisur hetimi nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për të gjithë efektivët e policisë që kanë qënë pjesë e këtij operacioni.
Flamur Noka:
“Kur prezantohet projektbuxheti merret drejtori i përgjithshëm drejtori i policisë së shtetit, sot me Haki Çako mungon. Arsyet i dini ju. Policia që ju drejtoni a është policia që duam? Në portin e Durrësit u hoq një mini jaht pasi plasi skandali Tahiri, ju keni dijeni kujt i përkiste ky jaht?
A mund të na bëni një koment rreth fshehjes të skandalit të Elbasanit, janë një seria, po flas për skandalin e fundit që nuk ju ndalua policisë një makinë, dhe kur , Ju do të merrni patentë skafi”?
Fatmir Xhafa:
Ndërthurje mikse mes informacionit dhe pyetjeve. Unë jam këtu jo për tu mbrojtur nga policët por për të mbrojtur buxhetin e shtetit.
Unë nuk drejtoj policinë por është një nga institucionet që drejtoj. Unë jam Ministri i Brendshëm dhe ligji më ka përcaktuar kufij në raport me policinë e shtetit. Unë nuk kontrolloj territoret e porteve, sa kohë ato janë informacione policore, vetëm kur kërkohet që të jepet indo për shkak të detyrës. Policia e shtetit, konform detyrave që ka, duhet të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e saj. Nëse policia nuk i ushton unë ndërhyj.
Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, Sotës. Drejtori i Policisë së qarkut në Elbasan, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Nisur nga shqetësimet e trajtimit, edhe politikës, unë kam ngarkuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm për të hetuar këtë ngjarje. Gjithçka ka ndodhur është e regjistruar konform procedurave ligjore dhe i është paraqitur dhe prokurorisë së Elbasanit, dhe nga ai moment është vetëm një institucion përgjegjës që heton këtë ngjarje, Prokuroria e Elbasanit ose ajo e Krimeve të Rënda. Ajo do të përcaktojë nëse ka vepër penale dhe nëse ka shkelje të detyrës nga ana e Policisë së Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0036168098449707