INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Arrestimet për evazion fiskal, Rama: Mos luani me taksat se ju gjen belaja[VIDEO]

Publikuar më: 11:37 17-01-2019

Pas arrestimit të 13 personave dhe shpalljes në kërkim të 12 të tjerëve nën akuzën e evazionit fiskal, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë, në një postim në Twitter shkruan se, përmes këtij operacioni i është dhënë një mesazh të qartë atyre që nuk paguajnë taksat.

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkruan Rama.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036602020263672