INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimet nga policia, reagon Rama: Do ta bëjmë vendin, të pajetueshëm nga kriminelët

Arrestimet nga policia, reagon Rama: Do ta bëjmë vendin, të pajetueshëm nga kriminelët

Publikuar më: 00:17 22-10-2018

Lidhur me operacionet e bujshme të kryera nga polica e shtetit në vend, ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama.

Nga ky operacion i policisë janë arrestuar anëtarë të grupeve kriminale e deri tek dy ish-deputetë të Partisë Socialiste.

Në një status në rrjetin e tij social Twitter, Rama ka shkruar se lufta kundër krimit do të ashpërsohet, dhe se ky vend do të bëhet i pajetueshëm për kriminelët.

“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Screenshot_-_10_22_2018__1_17_26_AM.png

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662