INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimet, Kryemadhi: Do kërkojmë përjashtimin e Ramës nga Parlamenti

Arrestimet, Kryemadhi: Do kërkojmë përjashtimin e Ramës nga Parlamenti

Publikuar më: 17:57 02-04-2018

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi pasditen e sotme grupin parlamentar, ku u diskutua për hapat që do të ndjekë bashkë me forcat e tjera opozitare pas situatës së krijuar me arrestimet në Kukës dhe protestën e qytetarëve në mbështetje të të afërmve të tyre.

Pas mbledhjes, kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi për mediat se “LSI është me qytetarët e Kukësit dhe mbështet protestat e të gjithë qytetarëve në Shiqpiëri që do ngrihen kundër zhvatjes që po i bën qeveria e Edi Ramës”.

Ajo u shpreh se do të kërkojnë përjashtimin e kryeministrit Rama nga Parlamenti.

Sipas saj, “çdo përpjekje e kryeministrit për të deletigjimuar protestën me vasalët e tij” është akt kriminal kundër qytetarëve.

Kryemadhi nënvizoi se shqiptarët janë ngritur dhe do ngrihen kundër regjimit skllavërues që Edi Rama po instalon, bashkë me krimin dhe bandat që e sollën në pushtet.

Ajo dënoi edhe fjalën e kryeministrit në konferencën për media të së dielës, duke thënë se, “ishte fyeje për banorët e Kukësit dhe kosovarët që i trajton si klientë të oligarkëve të tij”

“Ne distancohemi dhe e dënojmë me forcë fjalorin e tij fyes ndaj shqiptarëve. Do të kërkojmë përjashtimin e kryeministrit nga Parlamenti për këto shfaqje të shëmtuara”, theksoi kryetarja e LSI.

Ndërkohë, Kryemadhi i bëri thirrje edhe policisë e prokurorisë që të jenë të kujdesshme me veprimet e tyre.

“Prokuroria të hetojë ngjarjen pa u ndikuar nga kryeministri. Të hetojë edhe kontratën dhe të gjithë procesin e lidhjes së kontratës me koncensionarin. Po ndjekim hapa pas hapi situatën, duke pasur parësore gjendjen dhe trajtimin e të ndaluarve, të cilët mbahen në qelitë e komisariateve, që duhet të ishin mbushur me kriminelë dhe trafikantë droge, në vend të qytetarëve të varfër e të thjeshtë”, theksoi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0042068958282471