INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestime të peshqve të mëdhenj? Rama: Do të ketë ministra të shkarkuar

Arrestime të peshqve të mëdhenj? Rama: Do të ketë ministra të shkarkuar

Publikuar më: 01:31 29-12-2017

Gjatë intervistës në emisionin “Top Story”, Edi Rama paralajmëroi se do të ketë edhe ministra të shkarkuar. Ai u shpreh se në fund të 300 ditëshit të parë të qeverisjes kur të bëhet një vlerësim i punës së qeverisë, do të ketë edhe ministra të shkarkuar, ndryshime në kabinet nëse këta ministra nuk kanë arritur objektivat e vendosura.

“Mendoj që ndryshime në kabinet duhet të ketë në ccdo moment që konsatohet që një ministër apo një ministre nuk ka plotësuar objektivat. Ne kemi ndërtuar një sistem objektivash se qeverisim vetëm, objektivat janë shumë të qarta, sistemi ndiqet online dhe nuk ballafaqohet më ministri apo ministrja me mua, por me ekranin që tregon se kur është jeshile objektivi është arritur dhe kur është e kuqe…nëse e kuqja shkon deri aty ku nuk mban me atehere do kete ndryshime. Ky vlerësim do bëhet kur të përfundojë 300 ditëshi i parë, nëse do ketë pika të kuqe do kthehen në kartona jeshil në parlament”, tha Rama .

Pyetjes nëse beson se në 2018 do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj, Rama iu përgjigj me optimizëm, ndërsa shtoi se do të ketë nga të gjitha palët që do të përgjigjen.

“Po bëhet një punë e madhe për të luftuar korrupsionin. Dhe patjetër që kjo luftë do përshkallëzohet dhe do sjellë rezultate. Por me fillimin e vitit të ri ne do shohim edhe rezultatet e vettingut që do jetë hapja e siparit për një shfaqje të re.

Kjo reformë pa PS-në dhe pa mua në krye të PS-së nuk do të kishte ndodhur. Pavarësisht se do ketë edhe nga pala jonë që do shkojnë të përgjigjen për gjëra të dyshuara”, u shpreh Rama.

Përsa i përket një raporti që qarkullon në media për policë të inkriminuar, Rama tha se nuk janë prova, por thjeshtë dyshime. “Janë një element paraprak për t’u verifikuar. Kjo nuk do të thotë aspak se ato janë të pavërteta apo se janë të vërteta” tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036971569061279