INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Arrest shtëpie’ për Fran Frrokajn. Flet Lulzim Basha

‘Arrest shtëpie’ për Fran Frrokajn. Flet Lulzim Basha

Publikuar më: 17:22 19-03-2018

Në ditën kur Gjyklata e Lezhës la në arrest shtëpie kryebashkiakun Fran frrokaj, është mbledhur grupi kunvendor demokrat. Fran Frrokaj i zgjedhur në krye të bashkisë së Lezhës me propozim të demokratëve, ndëra kupola drejtuese e selisë blu ëhstë përgjigjur me kujdes në lidhje me këtë cështje. Por kur gjykata e la në “arrest shtëpie”, Lulzim Basha ka një thirrje për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Lulzim Basha:
“Kam mesazh për të gjithë qytetarët, mos harroni, mos heshtni, kërkoni llogari se çfarë po bën drejtësia për çështjet kapitale në vend. Unë mund t’ju them se nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj e të jap vlerësimet e mia për gjyqësorin, drejtësi është ajo që funksionon në mënyrë të barabartë. Pse nuk është arrestuar Elvis Roshi? Po tjetërsohet pronë në Fier për të favorizuar iceneratorët e Arben Ahmetajt. Pse nuk vepron drejtësia në këtë rast? Ky është shqetësimi.
Për Bashën, këto janë çështje që ne nuk munden kurrsesi të harrohen, as të anashkalohen dhe as të mbulohen nga farsa apo skandale të tjera të vogla që duhen zbardhur e duhen vënë para drejtësisë.
Lulzim Basha:
“Pa u vënë këta njerëz para përgjegjësisë, pa funksionuar drejtësia në këto raste flagrante nuk ka drejtësi, po vetëm propagandë, farsë dhe përbën rrezik të jashtëzakonshëm për vendin. Do të thotë që narkoshteti i ka shtrirë tentakulat te drejtësia duke mbrojtur e duke fshehur përgjegjësitë penale të njerëzve në pushtet”.

Article Logic
Execution time: 0.0033168792724609