INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armëmbajtje pa leje dhe aksident me jaht, Messi dënohet me 30 muaj burg

Armëmbajtje pa leje dhe aksident me jaht, Messi dënohet me 30 muaj burg

Publikuar më: 07:01 17-08-2018

Pas një aksidenti me jaht rreth një vit më parë dhe gjetjes së një arme në të, vëllai i Lionel Messit, Matias Messi ka marrë dënimin me 30 muaj burg. Ka qenë ky vendimi i gjykatës së Argjentinës për Messin, pasi rëndonte akuza e armëmbajtjes pa leje. Por dënimi i yllit të Barcelonës është konvertuar në punë në shërbim të komunitetit. Gazeta “La Capital” në qytetin Rosario të Argjentinës ka informuar se vendimi u arrit pas një marrëveshje me prokurorët.

Matias ishte dëmtuar edhe vetë në aksidentin me jaht dhe ishte shtruar në një spital në Santa Fe të Argjentinës, ku mbahej në arrest nga policia. Avokati i 35-vjeçarit pranoi se klienti i tij ishte përplasur, por mohoi që të posedonte armë. Ai u gjykua në gjendje të lirë dhe tashmë është njohur edhe me vendimin e gjykatës.

Article Logic
Execution time: 0.0030949115753174