INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armando Sadiku bën këtë gafë për shqiptarët në INSTAGRAM, “masakrohet” nga fansat, shihni çfarë i thonë [FOTO]

Armando Sadiku bën këtë gafë për shqiptarët në INSTAGRAM, “masakrohet” nga fansat, shihni çfarë i thonë [FOTO]

Publikuar më: 21:43 10-05-2018

Ta ketë bërë me qëllim vallë?! 

Armando Sadiku është një nga lojtarët më të mirë që ka Kombëtarja Shqiptare e Futbollit dhe jo më kot ka bërë hapin e madh nga Legia e Varshavës te Levante në La Liga. Por mesa duket, Sadiku ka harruar se sa shqiptarë aktivizohen në kampionatin spanjoll.

Ai ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shihet së bashku me Enis Bardhin, futbollistin shqiptar që luan për Maqedoninë, ku ka shkruar ” Te vetmit shqiptar në La liga Levante UD”, por ka harruar se aty aktivizohen edhe lojtarë si Keidi Bare që është edhe kapiteni i Shpresave, Riza Durmishi mbrojtës i Betisit e Adnan Januzaj.

Ky postim nuk ka shpëtuar pa rënë pre e komenteve nga tifozët e ndryshëm shqiptarë, të cilën kanë kritikuar Armando Sadikun për shkrimin e fotos, duke i kujtuar edhe shqiptarët e tjerë që luajnë atje.

dikuu.png

dddikk.png

 

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043