Mbrëmjen e së shtunës e ftuar në “Xing me Ermalin”, ishte jo vetëm Arilena Ara, por për herë të parë po shfaqen në ekran edhe dy motrat e saj bukuroshe, Ambra dhe Adriana. Ardhja e motrave në studio ishte edhe surprizë për Arilenën e cila u habit kur i pa.
Ermali u bëri një pyetësor motrave të Arilenës për të zbuluar më shumë për këngëtaren dhe Ambra me Adrianën nuk i kursyen asnjë sekret motrës së tyre të vogël.
“Do një sekret të Arilenës? Arilena në moshën 6-vjeçare, mes gjithë klasës e dini se çfarë ka bërë? Ka bërë çiçin”, tregoi e motra Arilenës, Adriana. “Meqënëse e thamë, s’kam bërë çiçin, por …”, tregoi Arilena duke shkaktuar shumë të qeshura.