INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ariana Grande nderohet me çmimin 'Artistja e vitit'. Por ajo shprehet se 2018-ta është viti më i keq i jetës…[FOTO]

Ariana Grande nderohet me çmimin 'Artistja e vitit'. Por ajo shprehet se 2018-ta është viti më i keq i jetës…[FOTO]

Publikuar më: 10:42 07-12-2018

Mbrëmjen e kaluar, Ariana Grande ka shkëlqyer në ndarjen e çmimeve ‘Billboard 2018’, por fjalimi i saj i preku të gjithë.

Këngëtarja tërhoqi çmimin pas një paranteze që shpjegonte të gjitha arritjet e saj për të cilat meritoi titullin ‘Artistja Vitit’.

sdfghfgj.JPG

 

Teksa fliste duke mbajtur çmimin në dorë, Ariana u shfaq e prekur dhe u shpreh: “Është e çuditshme që ky vit është më i miri për karrierën time muzikore, por më i keqi në jetën personale. Këtë nuk po e them për të marrë simpatinë tuaj, por sepse e ndjej. Me siguri shumë nga ju më shohin në këtë skenë dhe thonë: ‘Uau ajo është artistja e vitit dhe duket që çdo gjë e ka në kontroll’.

 

zdfgfghj.jpg

 

Në fakt as nuk ja kam idenë çfarë po bëj me jetën time personale. Nëse edhe dikush tjetër që më shikon tani e ndjen të njëjtën gjë dua t’i them që nuk është vetëm”. Duke marrë parasysh faktin që para pak muajsh u nda nga jeta ish-i dashuri i saj dhe pak javë më parë u nda nga i fejuari, gjërat vërtetë nuk po shkojnë mirë për të.

 

dfyhgjkghj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040009021759033