INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Arena Kombëtare” merr formë, zbulohen pamjet nga FSHF

“Arena Kombëtare” merr formë, zbulohen pamjet nga FSHF

Publikuar më: 17:55 17-10-2018

Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe pamjet më të fundit nga impianti i ri, ku duket qartë se tani kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet për ngritjen dhe veshjen e tribunave si strukturë.

Ndërkohë që është ngritur edhe streha metalike me stadiumit. Pas mbylljes së të gjithë punës me betonin dhe hekurin, pritet të pastrohet pjesa e fushës nga materialet e ndryshme për të nisur me shtrimin e tapetit.

Me këto ritme, pritet që stadiumi të jetë gati për eliminatoret e kampionatit Europian. Një impiant modern që do të jetë dhe shtëpia e re e Kombëtares. 

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373