INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Arena Kombëtare” merr formë, shihni si duket sot stadiumi në Tiranë [VIDEO]

“Arena Kombëtare” merr formë, shihni si duket sot stadiumi në Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 22:26 05-02-2018

Punimet për ndërtimin e “Arenës Kombëtare” vijojnë me ritme intensive.

Stadiumi i ri që do të presë ndeshjet e Kombëtares shqiptare të futbollit po materializon projektin e bukur në një prej veprave më madhore sportive në vendin tonë.
“Arena Kombëtare” po vazhdon të ngrihet një ritëm punimesh tepër voluminoz.

FSHF, që ofroi edhe pamjet e fundit të projektit në kanalin e saj zyrtar, po ndjek vazhdimisht ecurinë dhe situatën në kantier, në të cilin aktualisht në sektorë të veçantë puna ka kaluar pritshmëritë.
Punimet në të gjithë hapësirën e betonit dhe konstruksioneve metalike ka kaluar tashmë gjysmën. 

Ndërkohë, edhe tribunat po marrin formë me shkallët dhe mbulesën e plotë.
Thuajse kanë përfunduar punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa pritet të nisë shumë shpejt edhe puna për fushën.

Article Logic
Execution time: 0.0016899108886719