INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apple Music trondit Spotify

Apple Music trondit Spotify

Publikuar më: 14:15 12-07-2018


Spotify është aplikacioni më i përdorur për të dëgjuar muzikë. Statistikat tregojnë që ky aplikacion ka rreth 160 milionë përdorues në total. Asnjë rival tjetër nuk ka një bazë të tillë përdoruesish, por ama përdoruesit që paguajnë janë ata që vlejnë më shumë.

Apple është numri dy për sa i përket numrit total të përdoruesve, por ama ka një avantazh mjaft të madh kundrejt çdo rivali(plani i abonimit që ata ofrojnë është më i shtrenjti). Klientët e gjigandit të Sillicon Valley janë të gatshëm që të paguajnë për shërbimin e ofruar. Spotify ka mjaft klientë që paguajnë po ashtu, por ama shumica e njerëzve preferojnë versionin falas.

Apple gjithëashtu ka lidhur kontrata ekskluzive me mjaft artistë të famshëm si: Drake, Taylor Swift, Post Malone etj. Mbase këngët e këtyre të fundit nuk janë publikuar vetëm në Apple Muic, por ama janë publikuar rreth një muaj më parë në këtë shërbim.

Drake theu rekorde me Scorpion dhe këngët e tij u luajtën rreth 64 milionë herë nga përdoruesit e Apple dhe vetëm 37 milionë herë nga ata të Spotify.

Në një kohë kur Apple ka rreth 20 milionë përdorues që paguajnë në SHBA, suedezët e Spotify kanë më pak se 10 milionë. Fotoja më poshtë tregon shpërndarjen e tregut të music streaming service në Shba. Sidoqoftë, për sa i përket botës sërish Spotify mbetet kampion.

 

Grafiku i shitjeve në SHBA:

us_music_share.JPG

 

Grafiku i shitjeve botërore:

 

market_share_world.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432