INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apple gjen shpëtimtarin, akoma shpresë për Sirin

Apple gjen shpëtimtarin, akoma shpresë për Sirin

Publikuar më: 13:29 12-07-2018


Siri ishte një ndër asistentët e parë virtual. Fakti që ai ishte i aftë që t'i përgjigjej komandave zanore e bënte atë mjaft revolucionar. Njerëzit e pëlqenin shumë Sirin në atë kohë, por sot gjërat kanë ndryshuar.

Asistentët e rinj, veçanërisht Google Assistant, janë kthyer në një arsye për rënien e Sirit. Ky i fundit ndërkohë nuk ka evoluar shumë kohët e fundit. Duhen ndërmarë ndryshime drastike nga ana e Apple, pasi asistenti i tyre nuk është më në të njëjtin nivel me konkurencën.

Apple sidoqoftë është një kompani që kërkon dominimin e tregut, prandaj ata nuk mund të pranojnë që të ngelen mbrapa për gjatë. Sot kompania ka deklaruar që ish shefi i zhvillimit të inteligjencës artificiale në Google, John Gianandrea është emëruar si shefi i ri i njësisë së Apple që meret me zhvillimin e Siri.

Gianandrea ka marë pjesë në zhvillimin e Google Assistant, prandaj duket se lidershipi i tij do të sjellë mjaft ndryshime. Na mbetet veç të presim për të parë se si do të shkojnë gjërat. Nëqoftë se Apple dështon për të zhvilluar një produkt konkurues, të paktën ata duhet të lejojnë kompanitë e tjera si Google apo Amazon që të lançojnë versionet e tyre në appstore.siri_vs_ggoogle.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496