INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apple arreston punëtorin spiun! Ja se kujt po i dergonte informacione

Apple arreston punëtorin spiun! Ja se kujt po i dergonte informacione

Publikuar më: 16:23 16-07-2018

Apple mesa duket ka trathtarë në gjirin e vet. Dje kompania beri një kërkesë arresti për një punëtor me origjinë kineze.

Punëtori në fjalë kishte vjedhur informacione nga Database të kompanisë. Xiaolang Zhang është punëtori në fjalë. Ai ishte një inxhinier hardëarësh me origjinë nga Kina. Para 3 vitesh ai iu bashkua Apple dhe tani duket se ai po largohej pas kryerjes së misionit.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Apple fatmirësisht gjeti gjurmë të ndërhyrjeve të tij në database dhe kuptoi që ai kishte vjedhur informacione sekrete të kompanisë për makinat autonome.

Autoritetet u lajmëruan menjëherë dhe Zhang u kap në aeroportin e SAN Jose në Kaliforni. Xiaopeng Motors(brand makinash elektrike në Kinë) është kompania që ka paguar inxhinierin për të kryer vjelljen e të drejtave intelektuale të Apple. Autoritetet do të marin masat e nevojshme kundër kujtdo që ka qënë i përfshirë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0015788078308105