INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aplikacioni që skanon lëkurën për të zbuluar kancerin

Aplikacioni që skanon lëkurën për të zbuluar kancerin

Publikuar më: 16:35 07-10-2018

A mund të zbuloni rrezikun nga kanceri i lëkurës përmes një fotoje? Aplikacioni i ri i smartfonëve analizon fotot e nishaneve dhe mat rrezikun që i kanoset çdo personi nga melanoma. Kërkimi për simptomat mjekësore është një praktikë shumë e përhapur, por që shpesh i lë njerëzit me më shumë pyetje se përgjigje. Një aplikacion e ka thjeshtuar punën duke ofruar një diagnozë që vlerëson rrezikun për kancerin e lëkurës, i cili pretendon se mund të jetë 83 për qind i saktë. Aplikacioni përdor fotot e një personi mbi nishane të kapura përmes smartfonit për të vlerësuar rrezikun e melanomës ose kancerit të lëkurës, në përpjekje për të rritur zbulimin e hershëm. Aplikacioni i përdorur evidenton vendin ku ndodhet nishani bazuar në matje gjeometrike. Aplikacioni ofron një “matje të rrezikut” dhe rekomandim për nishanin, ku foto dhe analiza që jepet prej saj mund të dërgohet te doktori i një personi. Drejtori i përgjithshëm i aplikacionit SkinVision, Dick Uyttewal, tha se kontrolli i rregullt i nishaneve apo shenjave të tjera në trup, mund të sjellë një zbulim të hershëm dhe parandalim të melanomës dhe kancerit të lëkurës. Të dhënat globale tregojnë se vetëm në Australi, dy nga tre persona diagnostikohen me kancer lëkure deri në moshën 70-vjeçare, ku sëmundja përllogaritet për 80 për qind të të gjitha diagnostikimeve të reja me kancer në vit. Aplikacioni i lejon përdoruesit të zbulojnë nishanet kancerogjene në fazë të hershme, për të rritur kështu gjasat e trajtimit të suksesshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0029950141906738