INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anulimi i zgjedhjeve, Rama: Dje Meta  shkroi fatin e tij…

Anulimi i zgjedhjeve, Rama: Dje Meta shkroi fatin e tij…

Publikuar më: 11:51 09-06-2019

Një ditë pasi presidenti Meta mori vendimin për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Kryeministri Edi Rama sërish përsëriti se zgjedhjet do të zhvillohen.

Gjatë fjalës së mbajtur në hapjen e fushatës në Burrel Rama u shpreh se Meta ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrë. Ai e cilësoi shpëtimtari i opozitës prej të cilit do të priten cmendurira të tjera. Sipas tij pavarsisht kujtdo zgjedhjet do të zhvillohen.

“Nga shpëtimtari i opozitës, do të ketë çmendurira të tjera.Do apo s’do Saliu, do apo s’do Iliri, do apo do apo s’do Luli, do apo sdo filaxhini zgjedhjet do mbahen në 30 qershor

Kushtetuta nuk është filxhan, institucionet nuk janë bishti i filxhanit. Dje Ilir Meta e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t'iu bëhet shumë e qartë. Kërkohet të rrëzohet reforma në drejtësi” u shpreh Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664