INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anthem, sepse kujt nuk i duhet një lojë me super grafika [VIDEO]

Anthem, sepse kujt nuk i duhet një lojë me super grafika [VIDEO]

Publikuar më: 12:49 08-07-2018

EA është kthyer në një ndër studiot më të urryera në histori. Pas skandalit të Star Wars Battlefront 2, lojë në të cilën duhet të blije nivele të historisë si Dlc.

Sot EA po perballet me një rënie të tmerrshme të shitjeve prej rreth 30 %. Battlefront2 e ktheu në kompaninë më të urryer nga gamerat në të gjithë botën, por ama Mass Effect Andromeda e ktheu në kompaninë më të tallur ndonjëherë. Gjërat po ecin keq për ta dhe sigurisht që duhet bërë diçka për të ndryshuar situatën. Anthem është një lojë e cila u deklaruar që do të lançohej në fillim të këtij viti, por ama u shty për në te këtij të fundit, pasi askush nuk do më gafa. Sot tregu i lojrave dominohet nga Epic Games falë popullaritetit të Fortnite. Të shohim në Anthem do arrijë të ndryshojë ndonjë gjë.

Grafikat duket se do të jenë një ndër arsyet e pakta që mund të shtyjnë gamerat që të blejnë këtë titull. Ato duken fenomenale, por trailerat nuk janë ajo që hidhet në treg apo jo! Për më tepër shikoni dhe vetë gameplayn e parë të Anthem.

Article Logic
Execution time: 0.0040359497070312