INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anne Hathaway dhe Amal Clooney janë motra me njëra-tjetrën? [FOTO]

Anne Hathaway dhe Amal Clooney janë motra me njëra-tjetrën? [FOTO]

Publikuar më: 22:00 26-06-2018

Të gjithë ne kemi sozitë tona, pra njerëz që kanë ngjashmëri të frikshme fizike me ne. Mbase disa i kanë zbuluar dhe disa jo, por sa mirë kur ke sozi një personazh të njohur të ekranit. Në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin është një rubrikë ‘Copy Paste’ ku bëhen pjesë personazhë të njohur dhe zbulohen sozitë e tyre.

Sot është prezantuar një dyshe mjaft interesante. Aktorja Anne Hathaway dhe avoktatja e të drejtave të njeriut Amal Clooney kanë ngjashmëri të frikshme më njëra-tjetrën dhe më interesantia në këtë pikë është se ato nuk kanë vetëm një tipar apo një gjë të përbashkët, por më shumë: buzë të plota, flokë të errëta dhe sy të mëdhenj. Ato ngjajnë aq shumë sa duket sikur kemi të bëjmë me një person të vetëm ose qarkullojnë mendime se ato të dyja janë motra.

Të dyja janë në djeni të kësaj ngjashmëri dhe janë shumë të lumtura, pasi ato kanë konsideratë pozitive për njëra-tjetrën. “Më vjen mirë që më krahasojnë me të dhe shpresoj që të bëhem sa gjysma e njeriut që ajo është. Është kaq emociounuese për mua që ngjaj me të”, është shprehur aktorja Anne në një intervistë.


Përpos kësaj, ato të dyja janë edhe ikona stili dhe bukurie që frymëzojnë shumë vajza me veshjet e tyre.

a3f39ec3e3b2a4b0310ae82ac576607b--amal-clooney-george-clooney.jpg

anne-hathaway-met-gala-2018-12.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028040409088135