INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Anna Lika sulmon publikisht Fifin: “Fuçi uthulle, zihet kot me njerëzit sepse nuk e llogarisin”

Anna Lika sulmon publikisht Fifin: “Fuçi uthulle, zihet kot me njerëzit sepse nuk e llogarisin”

Publikuar më: 09:53 07-10-2018

Sulmet në distancë mes personazheve publikë, kanë qenë gjithnjë e më të shpeshta. Një tjetër ka ndodhur së fundmi me protagonist Ana Likën dhe Fifin. Anna Lika qenë e ftuar në emisionin radiofonik “Pop Sugar” në Radio Travel. Moderatorët i kanë kërkuar asaj të jap nga një koment për një listë këngëtarësh emrat e të cilëve nuk do zbuloheshin për dëgjuesit. Një nga emrat në listë ka qenë edhe Fifi të cilën Anna e zbuloi që në fillim. Komentet e saj ndaj Fifit ishin të hidhura dhe fyese.

“Kjo 11-a që është si balenë si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil. Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit sepse njerëzit nuk e llogarisin. Del Tayna bën këngë për qejfin e vetë del kjo shan gocën e botës ndërkohë që ajo nuk e llogarit fare. Kam dëgjuar pa dashje një intervistë, nuk është se futem dhe kontrolloj Fifin, s’më intereson fare. Kjo i thoshte kësaj këngëtares tjetër : më pëlqejnë këngët e tua por duhet të kesh disa vite karrierë. Jo dikush që është i talentuar bëhet direkt. Ti ke shumë vite karrierë por ti nuk po bëhesh asgjë. Nuk po e arrin vetë. Unë s’jam akoma këngëtare por po të bëhem ndonjëherë po të kishte gjë ndaj meje do të doja të vinte të ma thoshte në fytyrë dhe jo nëpër vargje këngësh. Filloreta ka patur një këngë shumë të bukur në “Këngën Magjike” por mund të kishte qëndruar në kuadrin e asaj vajzës që nuk plekset me njerëzit se u pleks me njerëzit e gabuar. Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që ti humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike. Njerëzit e kanë dashur se ka qenë kështu. “,ka qenë ky komenti i aktores Anna Lika.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00074386596679688
    array(1) { ["section"]=> string(97) "anna-lika-sulmon-publikisht-fifin-fuci-uthulle-zihet-kot-me-njerezit-sepse-nuk-e-llogarisin-74345" }