INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Ankthi i provimeve! Sociologët, pedagogët të jenë më të hapur që studentët të lehtësohen[VIDEO]

Publikuar më: 13:32 10-07-2018

Studenët kanë nisur provimet. E meraku për vlerësimin shpesh herë i ngarkon me ankth dhe stres duke bërë, që shumë nga ta kenë të vështrirë përqëndrimin. Profesoresha dhe sociologia, Edlira Haxhiymeri në një intervistë për IN Tv thotë se vitet e fundit mënyra e vlerësimit të studentëve në Universitete i lehtëson disi dhe sqaron dhe arsyet.

“Tani në programet e lëndëve janë të përfshira disa kategori që bëhen pjesë e vlerësimit final, testi i mesit të simestrit, detyrat e kursit dhe kuicet. Pra do të thotë që provimi nuk është i vetmi kriter vlerësimi për studentët. Po ai mban gjithësesi pikët më të shumta dhe për rrjedhojë studentët mbartin stres,” tha sociologia për IN News.
Po kush kategori studentësh është më e rrezikuar nga stresi gjatë provimeve?
Haxhiymeri thotë: “Studentët, që kanë natyra të mbyllura dhe ata të ndjeshmit janë më të rrezikuar të preken nga stresi dhe për t'u bllokuar gjatë provimeve.”
Sociologia Haxhiymeri ka dhe disa këshilla për menaxhimin e stresit. Ajo e nis nga kolegët e saj që duhet të jenë tolerantë dhe më pas udhëzon dhe studentët.
“Kolegët e mi të mos jenë të ftohtë dhe të prerë, që studentët të lehtësohen. Ndërsa studentët në këtë fazë duhet të merren me më shumë aktivitete fizike më,” sqaroi për IN News Edlira Haxhiymeri.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00090503692626953
    array(1) { ["section"]=> string(98) "ankthi-i-provimeve-sociologet-pedagoget-te-jene-me-te-hapur-qe-studentet-te-lehtesohen-video-64492" }