INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anija kozmike e Kinës zbarkon në anën e errët të Hënës

Anija kozmike e Kinës zbarkon në anën e errët të Hënës

Publikuar më: 12:35 03-01-2019

Kina ka njoftuar se për herë të parë në histori ka zbarkuar me sukses një anije kozmike në anën e errët të Hënës. Lajmi u bë i ditur nga Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës. Në orën 10:26, sonda Chang'e-4 ka mbërritur në destinacion, tha  agjensia zyrtare e lajmeve  të Kinës. Arritja e kryer nga anija pa pilot, Chang'e-4, ndodhi në pellgun e Aitken, në polin jugor të satelitit Tokë. Sonda, e cila përfshin një modul dhe një mjet eksplorues, transporton instrumente për të studiuar gjeologjinë e zonës, si dhe farat e patateve dhe bimëve që të rriten në Hënë si një eksperiment biologjik. Disa orë pas uljes së saj, misioni dërgoi imazhet e para të marra nga sipërfaqja e satelitit.

sonda_1.jpg

Zbarkimi shihet si një moment i rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës. Misioni u nis më 8 dhjetor nga Qendra e lançimit të satelitit Xichang për të mësuar më shumë për Pellgun Aitken, një vend me interes pasi është zona më e vjetër dhe më e madhe e ndikimit në sipërfaqen hënore. Fytyra e fshehur e Hënës nuk mund të shihet kurrë nga Toka për shkak të një fenomeni të njohur si "rrotullim sinkron". Për këtë arsye, kjo fytyrë njihet edhe si "anë e errët", megjithëse ndriçohet nga Dielli dhe gjithashtu përjeton ditë dhe natë. Shtetet e Bashkuara kanë zbarkuar 12 njerëz në Hënë nga viti 1969 deri më 1972. Asnjë nga uljet nuk është bërë në anën e errët të Hënës. Ata kanë bërë fotografi të anës së largët, por askush nuk ka zbritur atje. Shtetet e Bashkuara, India, Japonia dhe Rusia kanë po ashtu plane për të dërguar sonda në Hënë në të ardhmen e afërt.

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828