INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angelina kush? Brad Pitt nuk i ndahet zemra nga Jennifer Aniston, shihni çfarë letrash i ka shkruar para se aktorja të ndahej [FOTO]

Angelina kush? Brad Pitt nuk i ndahet zemra nga Jennifer Aniston, shihni çfarë letrash i ka shkruar para se aktorja të ndahej [FOTO]

Publikuar më: 14:10 22-02-2018

Të gjitha rrugët të çojnë te një ribashkim i Brad Pitt dhe Jennifer Aniston!

Padiskutim ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishte një nga ndarjet më të bujshme në botën e shoWbizz. Por e bujshme ishte edhe ndarja e ish-it të Brad Pitt, aktores Jennifer Aniston nga Justin Theroux. Vetë çifti njoftuan me anë të një deklarate të përbashkët se kanë marrë vendimin për t’u divorcuar, vendim ky i marrë me pëlqimin e të dyja palëve.

Aq deshën fansat dhe të gjithë aluduan se ajo është ndarë nga Justin, për të shkuar sërish në krahët e Brad Pitt, pasi ai është single.  Fillimisht u tha se shkak për ndarjen e tyre ka qenë lidhja në distancë, por tani kanë dalë detaje të tjera.

Burime pranë çiftit shprehen se shkak për ndarjen ka qenë me të vërtetë ish i dashuri i Aniston, Brad Pit pasi ai pavarësisht se aktorja ishte e martuar rreth dy vite më parë i kishte shkruar letra ku i shkruante “ishe shumë e bukur sot” apo “më mungon” .

Këto letra ishin gjetur nga Theroux dhe që nga ai moment ai ndihej i pasigurt për raportin e tij me Aniston, pasiguri e cila u shtua edhe më shumë pas ndarjes së Brad nga Jolie.

jastin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029749870300293