INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angelina Jolie pa arritur një marrëveshje me Bradi Pitt mbi kujdestarinë e fëmijëve, kërkon të zgjerojë familjen

Angelina Jolie pa arritur një marrëveshje me Bradi Pitt mbi kujdestarinë e fëmijëve, kërkon të zgjerojë familjen

Publikuar më: 19:58 05-08-2018

Angelina Jolie do të bëhet së shpejti nënë e 7 fëmijëve. Ylli i Hollywood thuhet se dëshiron të adoptojë një fëmijë tjetër. Akoma pa arritur një marrëveshje me ish-bashkëshortin mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre, Angelina po kërkon të zgjerojë familjen.

Ajo tashmë është nënë e 6 fëmijëve: Maddox, 16, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12, Vivienne, 10 dhe Knox, 10.


Mediat e huaja shkruajne se aktorja planifikon të adoptojë fëmijën pasi të mbarojë xhirimet e filmit Maleficent 2. Jolie adoptoi Maddox nga një jetimore në Kamboxhia në vitin 2004. Zahara erdhi nga Etiopia në vitin 2005 dhe Pax iu bashkua familjes në vitin 2007 nga një jetimore në Ho Chi Minh City, Vietnam.


Edhe fëmija tjetër thuhet se do të ketë një prejardhje jo amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666