INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ancelotti projekton Napolin e madh, 3 lojtarët “big” që tekniku i do në ekip

Ancelotti projekton Napolin e madh, 3 lojtarët “big” që tekniku i do në ekip

Publikuar më: 11:12 24-05-2018

Tek Napoli po fillon një epokë e re. Ardhja e Ancelottit në pankinë do të afrojë edhe shumë emra të mëdhenj. Presidenti Aurelio De Laurentiis do të bëjë disa blerje “big” për të kënaqur ish trajneri e Bayernit dhe për të fituar Seria A.

Teknuki Italian ka pranuar ofertën e numrit 1 të Napolit dhe pritet vetëm zyrtarizimi që Ancelotti të jetë pasuesi i Sarrit. Në mbledhjen që ka zgjatur rreth 3 orë dhe që Ancelotti ka pranuar ofertën e De Laurentiis për të marrë drejtimin e Napolit, trajneri i ka kërkuar presidentit të afrojë 3 apo 4 emra me peshë në merkaton e verës.

Dëshirat primare të Ancelottit janë dy, Karim Benzema për sulmin dhe Arturo Vidal për mesfushën. Një tjetër objektiv është Mario Balotelli i cili mund të afrohet me parametër zero ndërsa i vemti lojtar i rëndësishëm që do të largohet nga të kaltrit do të jetë kapiteni Marek Hamsik për të cilin interesohet skuadra e Shandong Luneng në Kinë me Hamsik që pritet të përfitojë 40 milionë euro për 3 vite ndërsa De Laurentiis mund të përfitojë plot 30 milion euro.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436