INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amy Whinehouse sërish ‘’përreth’’ botës muzikore?! Surpriza të reja në...[FOTO]

Amy Whinehouse sërish ‘’përreth’’ botës muzikore?! Surpriza të reja në...[FOTO]

Publikuar më: 15:01 13-10-2018

Këtë vit u bënë 7 vjet që nga humbja e artistes Amy Winehouse. Në moshën 27 vjeçare ajo u gjet e vdekur në apartamentin e saj si pasojë e abuzimit me substancat narkotike dhe alkolin.

Edhe pse karriera e saj ishte më e shkurtër nga sa të gjithë prisnin dhe Winehouse ja doli të punonte vetëm dy albume u vlerësua maksimalisht për zërin magjik dhe ndjesinë që la tek fansat e muzikës Soul dhe RNB. Për këtë arsye planifikohet që vitin tjetër ajo të bëjë një tur botëror me anë të një hologrami. Kujtojmë që eksperimenti i performancës live me anë të hologramëve është përdorur me sukses më parë me artistë si 2Pac apo Michael Jackson.

Ende nuk kanë dale detajet e këtij organizimi por besohet se do të fillojë në vjeshtën e 2019. Baba i këngëtares ka dhënë miratimin e tij të plotë në lidhje me këtë tur duke u shprehur se “Muzika e vajzës time preku jetën e miliona njerëzve dhe për mua do të thotë shumë që trashëgimia që ajo la pas të vazhdojë”. Dy albumet e Amy-t “Frank”dhe “Back to Black” kanë shituar miliona kopje në të gjithë botën me këngë të famshme si “Rehab”, “Back to Black apo “Valerie” raporton Blitz.al

Gjatë viteve të aktivitetit të saj muzikor ajo u vlerësua me 6 çmime Grammy, një Brit Award pas vdekjes dhe një Mobo Award. Fatëkeqsisht ajo u bë më shumë e famshme mes njerëzve edhe për shkak të problemeve të saj ne marrdhëniet me meshkujt dhe per sjelljet që ishin tabu për muzikën.

Megjithatë fansat duket se e kanë pritur mirë këtë lajm edhe pse disa prej tyre janë shprehur dyshues nëse një hologram mund të përcjellë të njejtat emocione po të ishte ajo vetë. Nuk jemi të sigurtë nëse ky organizim është mënyra e duhur për të nderuar një ikonë të muzikës por gjithsesi nuk do humbisnim mundësinë të shihnim nga afër performacaën e Amy Winehouse edhe pse në formën e një hologrami.

Article Logic
Execution time: 0.0042669773101807