INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amerikanët të pasur por jetëshkurtër[VIDEO]

Amerikanët të pasur por jetëshkurtër[VIDEO]

Publikuar më: 17:44 29-12-2017

Jetëgjatësia në SHBA ra përsëri për të dytin vit rresht në 2016.  Sipas të dhënave të fundit,  jeta e amerikanëve është rreth tre vjet më e shkurtër se e njerëzve që jetojnë në 34 vende të tjera të pasura. Jo shumë kohë më parë, e kundërta ishte e vërtetë: amerikanët jetonin 73.9 në 1979, ndërsa njerëzit në vendet e tjera në rangun më të pasur të botës, jetonin mesatarisht 72 vjet. Të dhënat janë bërë publike nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik . Studimi i bërë prej organizatës konstatoi se jetëgjatësia e amerikanëve ka mbetur prapa 17 shteteve të tjera dhe se vdekjet nën moshën 50 vjeçare ishin përgjegjëse për 40 deri në 67 përqind të atij hendeku. Vdekjet nga mbidoza dolën si shkau i parë për humbjen e jetës te amerikanët.  Por kjo duket se nuk është arsyeja kryesore e uljes së jetëgjatësisë. Ekspertët thonë se shkak për këtë është sistemi i kujdesit shëndetësor. Ndërsa shtetet e tjera zgjerojnë programet e tyre të mirëqenies sociale për të krijuar qasje më të barabartë, SHBA ofron më pak përfitime se çdo komb tjetër ekonomikisht i ngjashëm dhe hendeku i pabarazisë në të ardhura vazhdon të rritet.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721