INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amerikanët 'çmenden' pas filmit dedikuar 'Gangsterit shqiptar'! Shihni se kush luan në rolin kryesor [FOTO]

Amerikanët 'çmenden' pas filmit dedikuar 'Gangsterit shqiptar'! Shihni se kush luan në rolin kryesor [FOTO]

Publikuar më: 18:49 19-04-2019

Një regjisor, i cili ishte në kërkim të historive reale të mafias shqiptare, ka takuar një shtetas shqiptar në Bronx, SHBA, dhe e ka bindur atë të jetë personazhi kryesor në filmin “Albanian Gangster”.

John Rezaj quhet shqiptari me muskuj dhe tatuazhe që njihet thjesht si “John” ose “J.R.” dhe që nuk dëshiron aspak ta quajnë “Gangsteri shqiptar”.

Megjithatë, zoti Rezaj, një emigrant 49-vjeçar, familja e të cilit u largua nga Shqipëria kur ishte i vogël, ka shumë miq dhe bashkëpunëtorë në rrethet e ndryshme shoqërore, disa prej të cilëve janë më pak të kujdesshëm ndaj ligjeve shtetërore në SHBA sesa të tjerët, shkruan “New York Times”.

Në vitin 2016, ai ndihmoi një regjisor të ri që donte të mësonte më shumë për gangsterët shqiptarë.

Të dy u takuan dhe biseduan ndaj regjisori Matthew A. Brown filloi të zhvillonte një histori imagjinare për një gangster shqiptar. Pastaj një ditë, Z. Brown i bëri zotit Rezaj një pyetje të madhe: A do ta luante ai personazhin kryesor?

Tani që flasim, filmi ka përfunduar dhe ka marrë disa çmime në festivale prestigjioze si ai i Film Festival në Beverly Hills.

John Rezaj, i cili nuk ka mbaruar për aktrim dhe e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke u shmangur nga të qenit në qendër të vëmendjes, e ka gjetur veten duke u bërë shokë me njerëzit e industrisë së filmave.

Filmi, i cili u xhirua për 12 ditë në Bronx, Queens dhe Brooklyn, tregon historinë e Leon (z. Rezaj), ish-pjestar në krimin e organizuar, i cili fiksohet me vrasjen e informatorit që e dërgoi në burg kur ishte i ri, pasi e takon në një lokal.

Megjithatë pavarësisht aktrimit të shkëlqyer të shqiptarit, ky i fundit ka pasur një mosmarrëveshje pas përfundimit të xhirimeve. Z. Rezaj nuk e pëlqeu titullin që zoti Brown i kishte vendosur filmit.

“Do të më gjykojnë nga titulli”, ka thënë ai. “Shqiptarët nuk do ta pëlqejnë aq shumë”./iconstyle 

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053