INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ambasadori Lu paralajmërim politikës shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 15:05 05-12-2016

Në rast se në Shqipëri do të vihet në zbatim reforma në drejtësi, shumë shpejt do të kemi përballë togave të zeza jo vetëm kontrabandistë por dhe politikanë nga e majta dhe e djathta. Kështu deklaroi Ambasadori Donald Lu në simpoziumin antikorrupsion të mbajtur këtë të martë në Tiranë.
Donald Lu:
“Ju duhet të prisni që shumë prej kontrabandistëve të drogës dhe krerë të krimit të organizuar në Shqipëri, do të futen në burg. Duhet të prisni që politikanë të lartë të korruptuar, nga e djathta dhe e majta, do të përballen me drejtësinë. Dhe më e rëndësishmja, duhet të prisni që kontrabandistë droge, krerë të krimit të organizuar dhe politikanë, gjykatës e prokurorë të korruptuar të jenë të frikësuar”.
E në këto kushte Lu flet për pengesa të qëllimshme të zbatimit të reformës në drejtësi, edhe pse tentative për bllokim ka ardhur në forma të ndryshme.
Donald Lu:
“Shohim prova se këta persona janë tashmë të frikësuar dhe se po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme. Për shkak të frikës së tyre, ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për Ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese. Sikurse e tha vetë Kryetari i Gjykatës Dedja, Gjykata ka dërguar tashmë një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte thelbësor”.
I pranishëm në këtë aktivitet Kryeministri Rama kërkoj zbatimin e ligjit të Vetingut sa më parë, si rruga e vetme për zbatimin e reformës në drejtësi. Por ky ishte momenti që Kryeministri Rama të shigjetojë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Article Logic
Execution time: 0.0030131340026855