INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori Italian Cutillo: Ja çfarë ju ndihmon në thithjen e investimeve të huaja

Ambasadori Italian Cutillo: Ja çfarë ju ndihmon në thithjen e investimeve të huaja

Publikuar më: 13:21 19-02-2018

‘Shqipëria ka potencialin të kthehet në portë hyrëse për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria meriton hapjen e negociatave dhe nëse kjo ndodh atëherë Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të rë për modernizimin e sistemit ekonomik’ kështu u shpreh ambasadori Italian në Tiranë Alberto Cutillo gjatë takimit të zhvilluar në forumin e Biznesit Shqipëri-Itali.

Sipas tij është e rëndësishme që vendi ynë të vijojë me reformën në drejtësi të cilën e cilësoi të rëndësishme për thithjen e investimeve të huaja.

Ai po ashtu ofroi mbështetje për ndërmarrjet shqiptare në tregjet evropiane.

‘Ndërmarrjet italiane do të mbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet”, deklaroi ambasadori Italian.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828